Saturday, 11. April 2026
Sport

Shqipëria suprimon me përbërjen ndaj Polonisë

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho pritet të ketë surpriza në formacionin kundër Polonisë, sidomos në repartin e sulmit, aty ku mungesat janë të mëdha, kanë shkruar mediumet në Tiranë.

Shqipëria në këtë përballje që i takon “play-offit” për kualifikim në Botëror, do të jetë pa Rey Manajn e Mirlind Dakun, të dy të lënduar.

Kështu që, Slyvinho pritet të luajë me formacionin 4-3-3, ku në portë do të jetë i vendosur Thomas Strakosha.

Vija e mbrojtjes do të përbëhet nga Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti e Elseid Hysaj, ndërsa në mesfushë do të vendosen Qazim Laçi, Juljan Shehu e Kristjan Asllani.

Sulmit pritet t’i prijë Nedim Bajrami, i cili do të ndihomet nga Myrto Uzuni në krahun e djathtë dhe Arbër Hoxha në të majtin.

Ndeshja Poloni – Shqipëri, luhet në Varshavë dhe nis nga ora 20:45.

Teilen: