• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria synon vendin e parë në Grupin E

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përballjen e radhës do ta ketë një miqësore kundër Bullgarisë.

Para ndeshjes Qazim Laçi dhe Ernest Muçi kanë folur para mediave për ndeshjen e radhës, por edhe kualifikimet për Euro 2024, shkruan lajmi.net.

  

Të dy futbollistët e kanë vlerësuar maksimalisht Bullgarinë dhe theksuan se kjo ndeshje për ta ka rëndësinë njëjtë si një sfidë kualifikuese.

Laçi e vlerësoi këtë ndeshje si mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë pasur minuta dhe u bëri thirrje tifozëve për të mbushur sërish stadiumin “Air Albania”.

“Nga dita e parë që kemi nisur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj here, që do të kualifikohemi në një europian. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania” plot dhe ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë, besoj t’i kemi në  çdo ndeshje. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne” – u shpreh Laçi.

Ai po ashtu tregoi se synimi i Shqipërisë është vendi i parë në grup.

“Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Europian. Objektivi i parë ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”.

Nga ana tjetër Muçi ka folur për ftesën e parë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Ndihem shumë mirë. Ky ekip ka një harmoni shumë të mire mes çunave të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë. Kjo duket edhe në fushë dhe jashtë saj sillemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Atmosfera është shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë brenda këtij grupi”, tha ai.

Sulmuesi shtoi se përballja me Bullgarinë do të jetë më shumë se miqësore.

“Të them të drejtën këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mire përballë tifozëve tanë. Kështu që do të jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë”.

Miqësorja me Bullgarinë do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Prapaskenat me Eden Hazard, Çelsi e ndaloi që të blinte “fast food”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.