Edhe pse nuk mund të ishte prezent në “PGE National Stadium”, kryeministri polak ka thënë se do të ndjekë ndeshjen Poloni-Shqipëri nga ekrani.
Takimi në fjalë ka aq shumë rëndësi sa Donald Tusk gjeti mundësinë ta komentonte ditën e sotme kur kishte dalë përpara gazetarëve për të mbajtur një konferencë për shtyp mbi çmimin e naftës.
“Ju e dini fare mirë se kur politikanët nisin të bëjnë parashikime fusha nxjerr të kundërtën. Jam optimist, por na duhet shumë kujdes. Për vite me radhë Shqipëria ka qenë rivalja e ëndrrave, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ata që kuptojnë diçka nga futbolli e dinë fare mirë se Shqipëria është një rivale që kërkon shumë vëmendje”, tha kryeministri polak, Tusk.
/rtsh.al/