Shqipëria ka arritur një fitore minimale 1-0 në Andorra, duke siguruar biletën për në play off të Botërorit 2026, kjo falë dhe fitores 2-0 të Anglisë përballë Serbisë. Në Estadi FAF gjithçka u vendos nga një gol i Kristjan Asllanit, i shënuar në minutën e 67-të.
Përpjekjet e kuqezinjve nuk munguan gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa kundërshtari në asnjë moment nuk mundi të rrezikonte portën e mbrojtur nga Strakosha, përjashtuar një goditje të Rodrigo në minutën e 28-të.
Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke “blinduar” vendin e dytë. Vendi i parë mbahet nga Anglia me 21 pikë.
Andorra-Shqipëri 0-1
Shënues: Asllani 67′
Mbyllet sfida , Shqipëria ka arritur të mposhtë Andorran me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Asllani.
77’ – Rey Manaj largohet nga fusha e lojës, në vendin e tij aktivizohet Indrit Tuci.
73’ – Një tjetër mundësi për gol nga ana e kuqezinjve, një goditje e Bajramit ëshë devijuar nga Manaj, topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën.
67’ – Goooooool! Aksion mjaft i bukur i kuqezinjve, Uzuni ka shërbyer për Asllanin, i cili ka përfunduar gjihçka me një goditje të bukur dhe 1-0.
60’ – Ndryshime në formacion te kuqezinjt: largohen Laçi e Broja, në vendin e tyre Bajrami e Uzuni.
52’ – Goditja e parë në portë mban firmën e Asllanit, por portieri i Andorras, pozicional, ka arritur të neutralizojë rrezikun.
47’ – Sulm i rrezikshëm i kuqezinjve, por në momentin e fundit Arbër Hoxha është bllokuar nga mbrojtja.
Mbyllet pjesa e parë
45’ – Berat Gjimshiti godet fuqishëm me kokë pas ekzekutimit të një goditje këndi, por topi është ndalur nga traversa.
28’ – Andorra rrezikon portën kuqezi, Rodrigo godet nga distanca, topi përfundon jashtë.
17’ – Asllani ekzekuton një goditje dënimi nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
12’ – Manaj shfaqet rrezikshëm para portës së Andorrës, por në momentet e fundit bllokohet nga mbrojtja kundërshtare.
3’ – Arbër Hoxha tenton me një gjuajtje nga distanca, nga e majta e sulmit, por pa rrezik për kundërshtarin.
Ka nisur sfida mes Andorras dhe Shqipërisë në Estadi FAF, e parafundit në Grupin K.




