• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria, turne miqësor në Maltë

10/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rreth dy muajsh, ndeshja e fundit më 5 dhjetor në Ligën e Kombeve ndaj Hungarisë, 0-6, Shqipëria e futbollit të femrave rikthehet në fushën e lojës.

Pikërisht kjo kombëtare do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, që zhvillohet në shtetin ishullor më 22-25 shkurt.

Në këtë turne, përveç Shqipërisë së vajzave, marrin pjesë edhe Bjellorusia dhe Ishujt Faroe. Më 22 shkurt në ora 14:00, Shqipëria do të ndeshet me Bjellorusinë, kurse më 25 shkurt, po në ora 14:00, do të jetë përballë Ishujve Faroe. Të dyja takimet do të zhvillohen në stadiumiin “Tonny Bezzina”.

Kombëtarja e vajzave do të nisë grumbullimin më 19 shkurt në Tiranë, ndërsa më 21 shkurt do të udhëtojnë drejt Maltës.

Trajneri Grima do të bëjë publike listën me futbollistet e grumbulluara në ditët në vijim. Këto dy ndeshje janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s.

Me Bjellorusinë janë luajtur dy ndeshje, këto për kualifikueset e Botërorit 2019, ndërsa të dyja palët kanë fituar 1-0, kurse me Ishujt Faroe vajzat kuqezi nuk kanë patur asnjë ndeshje.

Next Post

VIDEO/ Bayern “dorëzohet pa kushte”, “Aspirinat” shpërfytyrojnë “Bavarezët” në “BayArena”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.