Thursday, 27. August 2026
Sport

Shqipëria U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, mundet 2-1

GS 27/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në Tuz. Ndeshja u mbyll me fitoren e Malit të Zi 2-1.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Valerio Aliaj , Romeo Hazizaj, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Enea Taci, Adrian Sina, Gean Ramadani, Alessio Kopani, Dejvis Mesiti, Elio Mera, Marin Shehaj.

Mali i Zi kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Andrej Pejovic, ndërsa në minutën e 62-të Radonjic Lazar shënoi golin e dytë për vendasit. Shqipëria reagoi në minutat e fundit dhe arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 83-të, me Gledion Kocin, por pa mundur të gjejë golin e barazimit.

Përtej rezultatit, këto teste i kanë shërbyer stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për t’u dhënë hapësirë e eksperiencë ndërkombëtare futbollistëve të rinj, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme. Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 1-0.

Teilen: