Thursday, 21. May 2026
Sport

Shqipëria U-17 i jep leksion Azerbajxhanit

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Shqipëria ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 1-4.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen në “Elbasan Arena”, që kishte vlerë për raundin e dytë në Ligën B të kualifikueseve për Europianin U-17.

Mbrojtësi i PAOK-ut, Evagjelos Gjoka spikati me tripletën e tij. Fitoren e vulosi goli i Gabriel Kullës, sulmuesi shkodran që është pjesë e Sasuolos.

Dhe pse këto janë kualifikueset e Europianit, kujtojmë se Shqipëria është e kualifikuar si vend organizator.

Teilen: