• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin, Franca e Portugalia kualifikohen në gjysmëfinale

25/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

anë luajtur ndeshjet e fundit të Grupit A në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, ku u përcaktuan dy skuadrat gjysmëfinaliste.

Franca dhe Portugalia kaluan në gjysmëfinale si dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe do të luftojnë për të siguruar finalen e madhe të 1 qershorit.

Në Grupin A bënte pjesë edhe Shqipëria U-17, që zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Francës në “Elbasan Arena”. Francezët triumfuan 4-0 me golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe Djyilian N’Guessan (2).

Në “Arenën Kombëtare” u luajt ndeshja Portugali – Gjermani, që u mbyll me fitoren e portugezëve 2-1. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.

Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë.

Nesër do të luhen edhe ndeshjet e fundit të Grupit B të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Italia e ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërkohë Belgjika dhe Anglia luftojnë për biletën tjetër.

Italia do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Anglia do të luajë me Çekinë në “Egnatia Arena”. Të dyja sfidat do të zhvillohen në orën 20:30.

Next Post

Unai Emery zbulon se çfarë i tha gjyqtari në tunelin e Old Trafford për vendimin skandaloz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.