• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U-19, Bulku: Gabuam në goditjet standarde

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U19 nisi eliminatoret e Europianit me një humbje 1-3 ndaj Irlandës në “Elbasan Arena”, teksa trajneri Ervin Bulku deklaroi se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit, me përjashtim të shpërqendrimit në goditjet standarde.

Nisin eliminatoret me një humbje. Çfarë ju ka kënaqur dhe çfarë duhet të korrigjoni?
E kishim të qartë që përballeshim me një kundërshtar shumë të fortë, por ishim përgatitur për të bërë një ndeshje pozitive. Me fillimin e pjesës së dytë u ndëshkuam me goditje standarde dhe më vjen keq, pasi kishim punuar gjithë javës. Gabuam, por janë djem të rinj dhe futbolli ky është. Pra më vjen keq që ndëshkohemi me goditje standarde.

A besoni se do të ketë një reagim pozitiv, pasi jemi ende në garë, me dy ndeshje të tjera për t’u luajtur?
Do të provojmë të reagojmë në dy ndeshjet e tjera. E nisëm me humbje, por do të analizojmë mirë ndeshjen dhe nuk duhet të justifikohemi. Jam i kënaqur me atë që dhamë, por jo me mungesën e përqendrimit në goditjet standarde.

Çfarë duhet të presim në ndeshjen e ardhshme?
Ndeshjen e ardhshme përballemi me Belgjikën, një skuadër shumë e mirë, pavarësisht se barazoi me Slloveninë. Do të marrim pamjet filmike dhe të analizojmë ndeshjen, për të përgatitur më pas sfidën tjetër./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Juventus gjithnjë e më pranë lojtarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.