Sunday, 30. August 2026
Sport

Shqipëria U-19 nis me disfatë kualifikueset e Europianit

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria U-19 është mposhtur me rezultatin 6 me 0 nga Izraeli U-19. Sfida u luajt në “Elbasan Arena” dhe nisi fushatën kualifikuese për Europianin e vitit 2025.

Djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj pësuan nga tre gola për secilën pjesë. Kështu izraelitët nuk e diskutuan asnjëherë fitoren, teksa ndeshja mori jetë në orën 14:00.

Në pjesën e parë ishin Zoabi, Hazan dhe Khalaili që shënuan.

Në të dytën skuadra e Izralit thelloi fitoren me Olin, Hazan që plotësoi dopietë, si dhe Magor.

Në grupin 11, Danimarka kishte mposhtur më parë Irlandën e Veriut. Sfidat e radhës për Shqipërinë U-19 do të jenë kundër Danimarkës më 16 nëntor ora 14:00 dhe Irlandës së Veriut, më 19 nëntor ora 15:00.

Teilen: