• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U-21 mbyll me sukses miqësoret e nëntorit, Bushi: Loja më gëzon më shumë se fitoret!

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-21 arriti dy fitore brenda katër ditësh në miqësoret kundër Moldavisë dhe Ukrainës. Shpresat e drejtuar nga Alban Bushi mposhtën 1-0 Moldavinë në transfertë ndërsa mbrëmjen e kaluar triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”.

Pas fitores në shtëpi kundër ukrainasve, komisari teknik Alban Bushi u shpreh i kënaqur jo vetëm me rezultatet në këto dy ndeshje, por edhe me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë.

“Jemi të kënaqur. Dy ndeshje, dy fitore, nuk është se nuk i kishim menduar. Gjithmonë futemi për t’i fituar ndeshjet. Po mënyra se si erdhi kjo e dyta, jam i lumtur sepse luanim me një kundërshtar shumë të fortë. Ukraina është një nivel shumë i lartë, ekip i rangut të Gjermanisë, goxha më mirë se ne.

Jam shumë i kënaqur nga ekipi, dua t’i falënderoj sepse vrapuan dhe luftuan shumë. Por dua të falënderoj edhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën dhe që nuk pata mundësi t’i fusja në lojë. Ne pavarësisht se luajmë miqësore, përqasjen e bëjmë sikur është kualifikuese sepse këto janë si kualifikuese për ne. Dhe dua që ta kuptojnë edhe lojtarët vetë që ne i duam fitoret. Intensiteti i lojës ishte shumë i lartë dhe në pjesën e dytë nuk pata mundësi të bëj shumë ndërrime.

Jam shumë i lumtur sepse kur e sheh që ekipi lufton e sakrifikon dhe kanë qëllim që të mbrojnë rezultatin, ne ndihemi mirë. Ukraina na vuri në vështirësi sidomos pjesën e dytë, ishin më të freskët se ne. Bëmë një përqasje shumë të mirë, do të vazhdojmë kështu sepse jemi rritur goxha në çdo aspekt” – tha Alban Bushi.

Next Post

Bucks humbin përballë Cavs, dëmtohet Antetokounmpo, ‘triple-doble’ i Jokic s’mjafton për Nuggets

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.