Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç ka humbur ndaj Luksemburgut në një ndeshje që deri në përfundim të perioidës së tretë e kishte gjithçka nën kontroll. Shtatë trepikësha të realizuar, pesë nga Nilo, një nga Hadëri dhe Bagaviki, i kanë dhënë avantazhin Shqipërisë që në fillim, teksa fiton periodën e parë 17-12.
Vazhdon me të njëjtat ritmet, pavarësisht ndonjë tendence të Luksemburgut për t’u afruar, dhe në pushim ka kryesuar 31-28. Edhe e treta është nën dominimin e kuqezinjve, që kryesojnë 48-43. Shthurrja e Shqipërisë ka ardhur në barazimin 49-49 dhe në daljen e parë të Luksemburgut në avantazh 49-51.
Vetëm dy trepikësha për Luksemburgun me Bugejan dhe Horvat e kaq ka mjaftuar që në fund skuadra e Toroman të dalë fituese 56-59. Nuk funksionojë në sekondat e fundit ideja për të realizuar me trepikësh me Nilon, që do ta çonte ndeshjen në shtesë e përfundimisht Shqipëria dorëzohet për herë të dytë në këtë Europian.
Luksemburgu dy fitore në dy ndeshje, kurse Shqipëria një fitore dhe dy humbje në tre ndeshje e komplikohet dhe më shumë vajtja në gjysmëfinale. Ndeshja e fundit në grup për kuqezinjtë me Andorrën të mërkurën në ora 19:30. Një humbje që vërtetë dhëmb.