• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U21, miqësore me Luksemburgun

18/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në muajin mars. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ky takim miqësor do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Ëohlfart” të Luksemburgut në ora 18:30.

Një miqësore shumë e vlefshme për përfaqësuesen U-21, që drejtohet nga trajneri shqiptar Alban Bushi. Kjo miqësore do t’i shërbejë teknikut kuqezi dhe stafit të ekipit ‘Shpresa’ të shohin në aksion grupin që kanë në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF po punon për të finalizuar edhe një tjetër ndeshje miqësore për ekipin kombëtar U-21 në muajin mars.

Next Post

Vendimi i papritur, djali i Xhixhi Bufon zgjedh të luajë për përfaqësuesen e… Çekisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.