Shqipëria U21 po takohet me Malin e Zi U21 në sfidën e katërt të kualifikueseve të “EURO 2025” në Grupin E.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:0 në të mirë të Shqipërisë.
Pas penalltisë së fituar nga Stiven Shpendi, nga penalltia shënoi Medon Berisha, futbollist nga Kosova në minutën e 26-të.
Nga minuta e 36-të, Mali i Zi ka mbetur me 10-të futbollistë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të kapitenit Bajoviq.
Kjo ndeshje po zhvillohet në luhet në Rrogozhinë.
Shqipëria synon fitore pas disfatës me Finlandën para pak ditësh me rezultatin 4-1. /Lajmi.net/