• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipërisë nuk i ndihmoi as Rahoveci ndaj Danimarkës

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e Futsallit luajti sot ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Në takimin e zhvilluar në sallën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, miqtë triumfuan me rezultatin 3:5.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Valdrin Mjeku (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj, Roald Halimi (C).

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë, që shënoi gol në minutën e dytë me Selmanajn.

Danimarka barazoi takimin me Falck në minutën e 10-të, ndërsa në minutën e 12-të, kuqezinjtë morën sërish avantazhin pas një autogoli të shënuar nga Kasumovic.

Danezët shënuan dy gola të tjerë brenda pjesës së parë me Oscar Hansen dhe Jorgensen. Ndërsa në fraksionin e dytë, Danimarka shënoi edhe golin e katërt me Mikkel Foged Hansen.

Shqipëria gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me Halim Selmanajn, i cili ngushtoi diferencën. Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të barazuar rezultatin, por pa sukses.

Në fund, danezët shënuan edhe golin e pestë me Gantzhorn dhe ndeshja u mbyll 3-5.

Next Post

Një histori zikaltër, një histori në familje/ Sulmuesi i Interit rinovon për 5 vite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.