Saturday, 14. March 2026
Sport

Shqiptarët e bënë festë në Dortmund, policia arreston 50 italianë me thika dhe kapuça se donin t’i sulmonin

GS 15/06/2024 1 Min. Lesezeit

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje më e qetë se sa mund të ishte: shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së dy përfaqësueseve.

asddsadsaadsdasdasadssad

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

Personat janë në paraburgim parandalues, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku – të veshur me kapuç – po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë. Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: