Monday, 16. March 2026
Sport

Shqiptarët e PSG-së ia bëjnë të qartë Vlahovic: Në Paris t’i presim tre gishtat

GS 17/07/2023 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germaini mendon transferimin e Dusan Vlahovic, nëse Kylian Mbappe largohet.

Por, transferimi i serbit nuk po mirëpritet nga tifozët shqiptarë parisienë, për shkak të një mesazhi të tij, që kishte bërë gjatë një ndeshje me kombëtaren e Serbisë.

Ai gjatë atij takimi ishte shfaqur me bashkëlojtarët e tij me tre gishtat lartë, duke iu referuar Kosovës.

“Vlahovic, në Paris t’i presim tre gishtat”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë, mes të cilëve dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar./Lajmi.net/

  


Teilen: