• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Championsin’,14 futbollistë do të luajnë në fazën e parë

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë 36 skuadra që do të paraqiten në grupet e Ligës së Kampionëve në futboll, që për dallim në këtë vit, të gjitha do të jenë në një ligë. 

Liga e Kampionëve nga ky sezon vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra diheshin para të martës dhe të mërkurës, shtatë të tjera u mësuan pas ndeshjeve të play-offit.

Shorti i fazës së ligës do të tërhiqet sot (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në Monaco.

Secili ekip do t’i luajë tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër në udhëtim. Të gjitha 36 ekipet do të jenë në një tabelë. 

Për short ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luajë me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove. 

Në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve do të ketë edhe plot 14 shqiptarë.

Në vazon e parë luajnë Kristjan Asllani me Interin dhe Arijon Ibrahimovic me Bayern Munich.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Dinamo Zagreb ka në gjirin e saj dy shqiptarët, Arbër Hoxhën e Arijan Ademin, ndërsa ylli i Lilles është Edon Zhegrova.

Young Boysi zviceran ka në skuadër Kastriot Imerin dhe Ardian Bajramin.

Numri më i madh është te klubi çek, Sparta Praga.

Aty paraqiten katër shqiptarë, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. Sparta është në vazon e katërt.

Next Post

Çmimi i Madh i Monzës, trofe të veçantë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.