Friday, 13. November 2026
Sport

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

GS 13/11/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, ka shënuar gol në përballjen mes Gjermanisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në Beograd.

Gruda realizoi golin e tretë për përfaqësuesen gjermane në minutën e 50-të, duke thelluar epërsinë e skuadrës së tij ndaj serbëve.

Pas këtij goli, Gjermania po avancon me rezultat 3:0 në këtë përballje.

Goli i Grudës i shtohet dy realizimeve të mëhershme të Gjermanisë, në një ndeshje ku përfaqësuesja gjermane ka krijuar epërsi të konsiderueshme ndaj vendasve.

🚨🌍 | GOAL: WHAT A SPECTACULAR SOLO GOLAZO BY BRAJAN GRUDA! SENSATIONAL!

🇷🇸 Serbia 0-3 Germany 🇩🇪 https://t.co/Exl4UmTESm

— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) November 13, 2026

Teilen: