• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptari që tronditi Beogradin në vitin 1987, reagon për Granit Xhakën 

19/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, nuk ka mundur pa reaguar për atë që pa mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm e fishkëllyen yllin e futbollit, Granit Xhakën.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, me shokë mbrëmë luajti baras (1:1) me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kushta, si sot kujtohet nga gjeneratat e vjetra dhe të mesme, me golin e tij në minutën e 76-të, nga një largësi rreth 20 metra e hodhi në nokaut Partizanin e Beogradit pikërisht më 30 shtator të vitit 1987 në kuadër të Kupës UEFA.

Flamurtari i Vlorës kishte fituar në Vlorë me rezultat 2:0 ndaj Partizanit, në Beograd pësoi humbje me 2:1. Goli i Kushtës tronditi Beogradin, pasi që eliminoi Partizanin.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kushta ka reaguar për Xhakën:

“Doja sot të uroja për kualifikimin e Kosovës që bashkë me Shqipërinë bënë një hap shumë cilësor në futbollin botëror, por u zhgënjeva mbrëmë dhe futbolli më kaloi në plan të dytë.

Xhaka si familje është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe jot ë ofendohet në atë mënyrë si mbrëmë.

Shikoj një reagim pozitiv nga shumë personalitete si në Kosovë dhe Shqipëri dhe unë i mbështes ata”.

Next Post

Play-off-i i Botërorit, tre makthe të vjetra për Italinë në shortin e së enjtes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.