Myrto Uzuni është rikthyer sërish te goli me skuadrën e Austin në Amerikë.
Sulmuesi shqiptarë ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën që Austin zhvilloi ndaj El Paso.
Një përballje që është fituar nga skuadra e Uzunit me shifra 3-2 dhe ku lojtari i Kombëtares shënoi një nga golat vendimtarë për kualifikimin e skuadrës së tij në Kupën e Amerikës.
Uzuni tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 76-të për të barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2. Një “perlë” në kufijtë e zonës që do të ngrente në këmbë të pranishmit.
Ndërkohë në minutën e 80-të do të shnëonte një nga shokët e tij të skuadrës dhe në këtë mënyrë Austin do të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Kupës se Amerikës.