• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shtatë kampionët e fundit të Serisë A, Milani ka vlerën më të… ulët

02/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër sezon po përfundon me Interin që fitoi kampionatin e Italisë për të 20-ën herë në historinë e tij në derbin e së hënës së kaluar.

205557155-64dfd35e-469d-4368-96a2-1b4d94426d1d

Zikaltrit janë skuadra e tretë e ndryshme që fiton kampionatin në tri vitet e fundit, duke dëshmuar sesi Seria A po bëhet gjithnjë e më konkurruese dhe rezultatet e italianëve në Europë janë konfirmimi më i qartë i kësaj që po themi.

Duke u ndalur në temën e titujve në kampionat, kolegët e versionit italian të “Transfermarkt” kanë hartuar renditjen e fituesve më të kushtueshëm të Serisë A nga viti 2018 e deri më sot. Në këtë, kampioni i Italisë 2021/22, Milani është skuadra më pak me vlerë me një vlerësim total të organikës prej 522.4 milionë eurosh, ndërkohë që i parafundit është Interi aktual.

Nga ana tjetër, rekordi i takon Juventusit 2018-19 që nën drejtimin e Maks Alegrit kishte një vlerë prej 745,5 milionë eurosh, çka e bën ekipin kampion të vetëm që ka kaluar 700 milionë eurot në vlerë organike. Për të gjetur një skuadër të titullar me kosto më të përafërt duhet të kthehemi tek Interi i sezonit 2020-21, kur djemtë e drejtuar nga Antonio Konte vlenin konkretisht 648,9 milionë euro.

SERIE A

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtare: Bundesliga me pesë ekipe në Champions League sezonin tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.