• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shtatlarti” turk largohet nga Atletico, “Los Colchoneros” e zëvendësojnë me “yllin” spanjoll

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se nuk arriti të gjente formën e duhur, te “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, sërish “shtatlarti” turk i mbrojtjes cilësohet si një mbrojtës tejet i fortë dhe ishte një opsion i mirë në stolin e rezervave, për teknikun Diego Simeone, mirëpo aventurës së tij në La Liga i ka ardhur fundit, me 28-vjeçarin, Çaglar Soyuncu i cili është larguar përfundimisht drejt Turqisë.

Që prej janarit, Soyuncu ishte huazuar te skuadra e Fenerbahce aty ku arriti të rigjejë formën e tij dhe me ardhjen e teknikut Jose Mourinho ishte e destinuar një rikthim në shtëpi, por kësaj here në një ekip të madh, si “Fenerët e Verdhë” të Stambollit, të cilët këtë sezon janë favoritët absolut për fitimin e titullit kampion, sidomos pas vendosjes së specialistit, Jose Mourinho në krye të pankiës.

Për kartonin e tij, turqit paguan 8.5 milionë euro, para të cilat bordi i “Bardhekuqve” të Madridit i ka investuar menjëherë, teksa kanë arritur të sigurojnë transerimin e parë për këtë merkato vere, me “shtatlartin” spanjoll të mbrojtjes, Robin Le Normand, i cili do të veshë që nga sezoni i ardhshëm fanellën e “Los Colchoneros”.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili me një postimi në profilin e tij, në rrjetin social “X”, njoftoi arrtijen e akordit mes Atletico Madrid e Real Sociedad, për shifrën e 30 milionë eurove, teksa pritet që në ditët në vijim, të gjejnë akordin me lojtarin e më pas ta zyrtarizojnë atë si “stopper”-in e tyre më të ri. /i.m /abcnews.al

Next Post

Premtimi i Harry Kane para finales: Gati për të dhënë absolutisht gjithçka!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.