Tuesday, 3. March 2026
Sport

Shtutgarti refuzoi ofertën e parë për Ëoltemade, Bayern përgatitet për një të dytë të përmirësuar

GS 12/07/2025 1 Min. Lesezeit

Bayern-i i Mynihut ka caktuar Nick Woltemade si objektivin kryesor të merkatos. Ekipi bavarez i ka nisur ditën e djeshme një ofertë konkrete Shtutgartit për shërbimet e sulmuesit por skuadra në fjalë ka refuzuar.

Nga ajo që është kuptuar Bayern ka nisur tratativat ngë shifra e 45 milionë eurove. Sipas medieve gjermane 40 milionë do të ishin fikse nëse 5 mln të tjera do të kalonin në formë bonusesh. E gjithë kjo shumë duhej të shlyhej në katër këste.

Kjo ofertë është refuzuar nga Shtutgart, i cili nga ana e tij pret që Bayern të paraqitet me një të dytë të përmirësuar. Sipas medieve gjermane ekipi bavarez nuk vlerëson më shumë se 50-55 milionë euro 23-vjeçarin.

Teilen: