Vdekja e Papa Françeskut, udhëheqësit të Kishës Katolike Romake e ka prekur edhe botën e futbollit.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po e vajton vdekjen e tij, e cila ndodhi paraditen e sotme në moshën 88 vjeçare, njoftojnë mediat italiane.
Për këtë, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e sotme në futbollin italian janë shtyrë, përfshirë edhe ato të Serie A.
Së fundmi, Papa Françesku i kishte mbijetuar një periudhe të rëndë të pneumonisë së dyfishtë, por u shua sot.