Derbi më i madh i futbollit në Serbi në mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës i paraparë të zhvillohet më 27 shtator në Beograd, është shtyrë, shkruan “Kurir.rs”, përcjell Lajmi.net.
Ky medium raporton se ndeshja është shtyrë për shkak të situatës së krijuar në Kosovë.
Në Serbi është shpallur ditë zije Kombëtare nga Qeveria.
Kujtojmë se një grup i organizuar terrorist e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Zveçan ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe zyrtarisht tre terroristë serbë.
Ndeshja Partizani – Zvezda është caktuar për të mërkurën e 27 shtatorit në ora 19:00.
Përfaqësuesit e të dy klubeve kanë qenë në kontakt me autoritetet shtetërore dhe është marrë vendimi përfundimtar për shtyrjen e derbit, ndërsa data e re e ndeshjes do të bëhet e ditur më vonë.