Shtyhet sfida mes Atalantës dhe Fiorentinës, e planifikuar për të nisur në orën 18:00 të së dielës në “Gewiss Stadium” të Firences. Shkak është bërë nëj problem i rëndë shëndetësor i Drejtorit Sportiv të Fiorentinës, Joe Barone, i cili është transportuar me urgjencë me helikopter nga stadiumi për në spitalin San Raffaele të Milanos.
Paniku dhe tronditja te futbollistët, sidomos ata të Fiorentinës, kanë bërë që Liga e Serisë A të dalë me një komunikatë zyrtare, ku njofton se është vendosur që ndeshja e sotme të shtyhet për në një tjetër datë.
Ndërkohë nuk ka ende të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të Joe Barones, i cili vijon të jetë i shtruar në klinikën e njohur të Milanos.