Sunday, 29. November 2026
Sport

Shtyhet ndeshja Feronikeli 74 – Prishtina

GS 29/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e xhiros së 15-të mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës, e paraparë të luhej sot prej orës 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, është shtyrë.

Për shkak të të reshurave të mëdha të borës, stadiumi nuk ishte i gatshëm për lojë.

“Ndeshja e sotme ndërmjet FC Feronikeli 74′ dhe FC Prishtina shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme për zhvillimin e lojës, pasi bora ka mbuluar terrenin. Për datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe detajet e tjera, do t’ju njoftojmë gjatë ditës”, ka shkruar Prishtina të shtunën.

Teilen: