Ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll, ajo ndërmjet Ferizajt dhe Dritës është shtyrë për një orë.
Dueli që është dashur të filloj sot në orën 15:00 është shtyrë për në orën 16:00, ka njoftuar skuadra e Ferizajt në “Facebook”.
Arsyet e shtyrjes së këtij takimi nuk janë bërë të ditura por Ferizaj ka ftuar të gjithë ferizajasit që të jenë të pranishëm në stadium për ta përkrahur ekipin e tyre në këtë përballje.
“Të dashur tifozë ferizajas. Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë kundër FC Drita, që fillimisht ishte planifikuar në ora 15:00, është shtyrë për në ora 16:00. Ftojmë të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin ekipin tonë sa më masivisht!”, ka shkruar Ferizaj.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 31-t të elitës së futbollit kosovar, ndërsa në kuadër të kësaj xhiroje, sot luhet edhe përballja Llapi – Prishtina, e cila nis në orën 15:00.
Drita prinë në tabelë me 66 pikë të mbledhura kurse Ferizaj është i pesti në tabelë me 42 pikë.