Ndeshja Bolonja—Milan, programuar për t’u luajtur nesër në orën 18:00, është shtyrë zyrtarisht. Gjithçka do të luhej në kuadër të javës së nëntë në Seria A, por tashmë do të mbetet për një datë tjetër.
Mbetet për t’u zyrtarizuar data e re, teksa duhet të jetë brenda 6 muajve. Gjithçka u shty për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa nuk u gjet një zgjidhje tjetër.
Problemi më i madh për Milanin aktualisht shihet të jetë ndeshja e radhës. Do të luhet kundër Napolit kryesues dhe dy mungesat e Reijnders dhe Teo Hernandez, që priteshin ndaj Bolonjës, tashmë do i shlyejnë ndaj Napolit.
PANORAMASPORT.AL