Wednesday, 1. April 2026
Sport

Shuhet ëndrra, Kosova mbetet jashtë Botërorit 2026 pas humbjes nga Turqia

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është zhvilluar ndeshja Kosovë-Turqi.

Kjo ndeshje ishte “biletë” për njërin nga këto dy ekipe për të vazhduar rrugëtimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0, me golin e Akturkoglu, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht tentimeve të shumta të Kosovës, goli nuk arriti të hyj në portë për ti dhënë Kosovës atë që i duhej, biletën drejt Botërorit 2026.

Rruga deri këtu për Kosovën u bë për herë të parë, pasi u pranua në FIFA e UEFA në 2016-tën. Ata arritën në finale të play-offit pas fitorës me Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4:3.

Një përpjekje e madhe, por në fund pa shpërblim. Kosova mbetet jashtë Botërorit 2026, por çdo hap ka qenë një mësim dhe një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur. /Lajmi.net/

Teilen: