• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shuhet Kaiser Franz, Rama: Shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë, kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur

08/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ndau disa fjalë për legjendarin e futbollit Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare.

I njohur si “Kazjeri”, ai është vlerësuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.

Rama e quajti një valltar të dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, aty ku fitoi dy herë kupën e botës.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”, ka shkruar Rama.

Ndër të tjera, kryeministri shprehet se me vdekjen e tij, është shkëputur një copë e fëmijërisë sonë.

“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, thotë Rama.

Next Post

“I kërkoj falje të gjithëve, kam zhgënjyer shumë njerëz”, reagon babai i Cristian Shendit pasi sulmoi portierin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.