• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shumë alternativa për të ardhmen e lojtarit

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Adrien Rabiot e mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus teksa mesfushori nuk pranoi të rinovonte kontratën me bardhezinjtë duke u larguar si një lojtar i lirë. Francezi, reagoi për herë të parë pas këtij vendimi dhe nëpërmjet rrjeteve sociale falenderoi klubin italian dhe tifozët e “Zonjës së Vjetër” për mbështetjen në të gjithë këto vite.

“Pas pesë sezonesh me Juventus, pesë vite në Torino, dua t’ju falenderoj të gjithëve.

Të gjithë ju që keni qenë prezent për mua dhe më keni mbështetur, klubin dhe të gjithë stafin. Pa harruar tifozët, të cilët më kanë qëndruar pranë dhe më kanë shfaqur shumë dashuri. Juventus, faleminderit për gjithçka. Mirupafshim dhe fat të mbarë”, shkruan Rabiot në rrjetet sociale.

Kujtojmë se francezi ende nuk e ka ndarë të ardhmen e tij teksa është në tratativa me disa klube europiane, por nuk përjashtohet edhe një aventurë në Arabinë Saudite.

Në Serie A e duan Interi dhe Milani, gati për të siguruar një përforcim fantastik në mesfushë me parametra zero. Nuk përjashtohet as opsioni Real Madrid, ndërkohë që francezi ka admirues të shumtë edhe në Premier League.

Next Post

Medaljet e fituara, Serbia dhe Kosova udhëheqin Ballkanin Perëndimor në Lojrat Olimpike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.