Tuesday, 21. April 2026
Sport

Shumë ekipe në garë për Manajn

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Shqipërisë, Rey Manaj është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë për afatin kalimtar të verës.

Mësohet se interesim për Manajn kanë shprehur edhe ekipet nga Premier League e Anglisë dhe Serie A e Italisë, të cilat po rivalizojnë ata nga Franca dhe Arabia Saudite për shërbimet e 27-vjeçarit.

Manaj është pjesë e Sivassporit të Turqisë, ekip prej të cilit pritet të largohet këtë verë edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026. Forma e tij e mirë këtë edicion, ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e tij dhe te Sivasspori janë të gatshëm ta shesin në verë.

Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave tjera, drejtuesit e Sivassporit kanë ngritur çmimin e kartonit të Manajt në 15 milionë euro.

Në 34 paraqitje për ekipin turk në të gjitha garat, Manaj ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Ai është pjesë e Sivassporit prej vitit të shkuar kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa ka edhe 31 paraqitje dhe 6 gola të shënuar me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Teilen: