Monday, 23. February 2026
Futboll

Shumë ekipe të interesuara pas Thuram, francezi mund të largohet nga Inter por vetëm me një kusht

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2028, Marcus Thuram mund të largohet që këtë verë nga Inter. Fabrizio Romano dhe jo vetëm, zbulojnë se sulmuesin francez e duan në Premier League, ekipe si Chelsea, Arsenal, Tottenham e Man. United.

Në anën tjetër, tek Inter janë të bindur se francezi do të jetë sërish zikaltër sezonin e ardhshëm. Por, nëse ndodhë që sulmuesi do të largohet merkaton e ardhshme, do të jetë vetëm nëse paguhet klauzola e tij 85 milionë euro.

Nuk është hera e parë që Thuram përflitet për një largim nga Interi. E sigurt që merkaton e verës që po vjen, sulmuesi francez do të jetë në qendër të saj. Këtë sezon, Thuram ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Teilen: