Monday, 1. June 2026
Sport

Shumë klube pas Ardon Jasharit

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e mesfushorit Ardon Jashari te skuadra e Milanit nuk është aspak e sigurtë, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.

Bëhet e ditur se te Milani po shqyrtojnë shitjen e Jasharit këtë verë, pasi 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave brenda dhe jashtë Italisë.

Roma, Atalanta, Como e Juventusi po monitorojnë situatën e Jasharit, i cili po kërkohet edhe në Bundesligën e Gjermanisë.

Te Milani nuk kanë caktuar një çmim për Jasharin, të cilin e transferuan verën e shkuar për gati 40 milionë euro nga Brugge.

Jashari në sezonin e parë te skuadra italiane regjistroi vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Teilen: