• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

28/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka folur rreth minutave të paktë që po merr momentalisht te klubi i tij, Chelsea, pas rikthimin nga lëndimi.

Broja mori një dëmtim të ligamentit ACL sezonin e kaluar dhe e mbajti atë jashtë fushës deri në shtator.

Ai gjithashtu duhej të humbiste disa ndeshje në tetor dhe nëntor me një problem në gju.

Megjithatë, tani është rikthyer me kohë të kufizuar të lojës dhe ka treguar zhgënjimin e tij.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin nga mungesa e minutave, por për mua, e di që jam rikthyer nga një dëmtim i madh”, ka thënë fillimisht Broja në një intervistë për Secret Scout.

“Më duhet të tregohem dhe të provoj veten përsëri te menaxheri, stafi, klubi dhe tifozët”.

“Jam i bekuar që jam në pozicionin ku jam”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje për Chelsean, duke luajtur vetëm 145 minuta në total.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në këtë kohë të kufizuar, duke dëshmuar se ai është akoma më shumë se i aftë për të udhëhequr sulmin në Chelsea.

Next Post

Timo Werner kërkohet nga gjiganti i Premierligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.