• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shumë mirë që shmangëm Juventusin në Champions”, Barezi komenton përballjen me Interin: Pritet atmosferë fantastike në derbi

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëspresident nderi i Milanit dhe ambasador i klubit, Franko Barezi foli për mikrofonat e Sky Sport pas shortit të play-off-it të Championsit ku kuqezinjtë do të përballen me Fejnordin.franco-baresi-e1539632607450“Është më mirë të shmanget përplasja italiane (Juventus), por le të kthehemi në Champions me shumë respekt ndaj holandezëve sepse e dimë që në këto kompeticione nuk duhet të nënvlerësosh askënd”.

Me çfarë shpirti do ta luani këtë play off?
“Patjetër që donim ta shmangnim këtë raund, ishim në gjendje ta bënim lehtësisht, por përkundrazi ia vështirësuam jetën vetes. Ka zhgënjim dhe hidhërim të madh, para së gjithash nga ana e ekipit dhe lojtarëve. Ne e dimë se kur ata përballen me Milanin, të tjerët i kushtojnë gjithmonë vëmendjen maksimale në fushë, ne duhet të rigrupohemi, të bëjmë një punë të mirë për të shqyrtuar ndërgjegjen tonë dhe të rikthehemi në lojë në situata të vështira.

Çfarë mesazhi ju pëlqen t’i dërgoni ekipit?
“Mesazhi për të qenë gjithmonë pozitiv dhe i mirë në fshirjen e asaj që ka ndodhur, duke pritur me besim. Kur jemi të bashkuar, duhet të argëtohemi dhe tua bëjmë gjërat e vështira për kundërshtarët tanë.”

A ju pëlqen ideja se mund të ketë një tjetër derbi në Champions?
“Të bëjmë hap pas hapi, pas dy ditësh do të jetë kampionati, ne vijmë nga eksperienca në Superkupë, ata do të zemërohen dhe derbet duhet të luhen gjithmonë deri në fund. Do të ketë një atmosferë fantastike. Duhet të përgatitemi dhe të shohim përpara përtej zhgënjimit, për të demonstruar karakterin dhe personalitetin. Ju duhet t’i keni këto cilësi në kontekste të caktuara.

A po vjen derbi në kohën e duhur?
“Kjo është dëshira ime, edhe nëse është e qartë se morali nuk është shumë i lartë. Ne duhet të qëndrojmë gati, kjo ndeshje mund t’ju ndihmojë të bëni hapin dhe të ktheheni në rrugën e duhur.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Beka lëndohet sërish, duhet të pauzojë edhe dy muaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.