Tuesday, 3. March 2026
Sport

Shumë muskuj, West Ham me rregull të veçantë për Adama Traore: Jo pesha në palestër!

GS 03/03/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri Nuno Espirito Santo bllokon stërvitjen e forcës për lojtarin e tij: Gjenetikë e pabesueshme, duhet të ndalojë

Tek West Ham forca fizike mund të kthehet në një paradoks, veçanërisht nëse je Adama Traore. Trajneri i ‘Hammers’, Nuno Espirito Santo, ka vendosur një rregull të veçantë për blerjen e dimrit: e ka të ndaluar ngritjen e peshave.

Edhe pse fiziku është një markë fabrike për anësorin spanjoll, trajneri portugez kërkon që t’i mëshojë më shumë elasticitetit dhe shpejtësisë, duke limituar punën në palestër për Traore. “Ka një gjentikë të pabesueshme, duhet të ndalet”, – ka pohuar trajneri i West Ham.

Traore u ble në janar nga Fulham. Ai është bërë i njohur pas episodit të vajit të fmijëve që përdorte për krahët, në mënyrë që t’u shpëtonte mbrojtësve kundrshtar. Ai duhet të përqendrohet tani te përgatitja taktike dhe skemat e trajnerit Nuno Espirito Santo.

Teksa talentet e reja, si Golambeckis, vuajnë për të vënë masë muskulore, për “kolisin” Adama sfida është në anën tjetër. Ai duhet të jetë më elegant për të qenë sërish faktor si në kohët e Wolverhampton.

Teilen: