• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shumë pranë finales, Juventusi ka 23 milionë (euro) arsye për të fituar Kupën e Italisë

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa është arkivuar edhe java e 30-të e Serisë A, dje dhe sot do të jetë Kupa e Italisë ajo që ka fituar skenën, me Juventusin që ka fituar gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Lacios, ndërsa sot do të jetë radha e Fiorentinës dhe Atalantës për të zbritur në fushë.

juventus

Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, të shkuarit deri në fund të këtij trofeu vlen thuajse 5 milionë euro për finalisten humbëse dhe 7.6 milionë euro për skuadrën fituese. Dhe e gjithë kjo pa harruar fitimet që vijnë nga biletat për skuadrat në lojë, mes të cilave edhe 30 për qind e atyre të finales që do të zhvillohet në Romë, apo edhe kualifikimi për në “final 4” të Superkupës së Italisë, e cila gjithashtu garanton minimalisht 6.5 milionë vetëm për pjesëmarrjen e deri në 15.6 milionë euro të tjera, në rast suksesi në Superkupë.

Kështu që për Juventusin, Kupa e Italisë, pas kualifikimit në Botërorin e Klubeve është një tjetër “kamerdare” financiare për të mos u humbur, duke qenë se mund ta çojë arkëtimin total në 23 milionë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola ‘godet’ Roy Keane: Një trajner i nivelit të katërt, Haaland sulmuesi më i mirë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.