Wednesday, 1. April 2026
Sport

Shumë pranë transferimit tek Bajerni i Mynihut, Uoker: Ja pse nuk shkova në Gjermani

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uoker ka zbuluar se ishte afër transferimit te Bajern Mynih, por nuk arrit marrëveshja për shkak të kontratës së propozuar.

kyle-walker

“Kam qenë afër, por në futboll, gjërat mund të ndodhin. Vendimet mund të merren dhe gjërat mund të ndryshojnë. Ai nuk duhet të ketë. Siti është një klub i madh me të cilin kam dashur gjithmonë të luaj. Herri Kejn po bën shumë mirë te bavarezët dhe jam i lumtur që mora vendimin e duhur për mua dhe të ardhmen time. Arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja, ishte për shkak se Bajerni më dha pak vite kontratë ndërsa Siti bëri të kundërtën”, zbuloi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: