• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shumë raste, por zero gola, Juventusi ndan pikët me Milanin

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

U mbyll pa fitues dhe me rrjeta të paprekura ndeshja më e rëndësishme e javës së 34-t të Serisë A mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”.

Dy gjigantët e futbollit italian ndanë pikët në këtë ndeshje, duka ruajtur të njëjtat pozita në renditje dhe të njëjtën diferencë pikësh mes tyre (70 Milani, 65 Juventusi).

Shumë raste të krijuara në portat respektive, sidomos në atë të ruajtur nga Sportiello, por topi sikur nuk donte të futej në rrjetë.

Vlahovic në fundin e pjesës së parë dhe Kostic në të 50-tën vinë në provë aftësitë e portierit të Milanit, ndërsa në të 66-tën Ruben Loftus-Cheek iu afrua golit nga një distancë e largët, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.

Arkadiusz Milik gjithashtu pati një rast në të 73-tën, por sërish Marco Sportiello tregon aftësitë e tij duke i mohuar golin.

Në minutat e fundit asgjë nuk ndryshoi, kështu që Juventusi e Milani ndanë pikët, për të ruajtur pozitat në renditje.

Next Post

VIDEO/ Vazhdon magjia e “Neverlusen”, skuadra e Çabi Alonsos barazon në shtesë dhe mbetet e pamposhtur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.