• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shumë zhgënjime, Fonseka rimodulon Milanin dhe bën gati “gijotinën”

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes shumë problemeve dhe pikëpyetjeve që janë shfaqur në këtë fillim zhgënjyes të sezonit për Milanin, është edhe pyetja që lidhet me zgjedhjet e Paulo Fonsekës. Dhe konkretisht në lidhje me rrotacionin dhe përdorimin më të plotë të skuadrës. Në fakt, në daljet e para, portugezi ka përdorur gjithmonë të njëjtët 14/15 lojtarë. Tani me shtatë ndeshje në horizont në 21 ditë, i duhet të zgjerojë zgjedhjet.

fonseka

TOMORI NË RREZIK – Siç bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, në sektorin e mbrojtjes më i rrezikuari për t’u vendosur në stol është Fikajo Tomori: paraqitjet e tij më të fundit në nivele të ulëta, të kombinuara me sjelljen jo korrekte në lëvizjen që me shokun e tij Abraham bëri ndaj Pulisic me rastin e penalltia e dytë e dhënë për kuqezinjtë në Firence, duhet të bindin Fonsekën të heq pluhurin nga Pavloviçi, i cili në katër të fundit luajti vetëm një minutë pasi ishte treguar një nga më bindësit në daljet e para.

Një vend i garantuar për Mateo Gabbia i cili është bërë e vetmja siguri në mesin e mbrojtjes. Në krahë, në pritje të rikthimit të Kalabriaas dhe me skualifikimin e Teos, do të jetë e nevojshme të vlerësohen një ose dy mes Himenezit, Bartezagit dhe Terraçianos.

NDIZEN MOTORËT – E përditshmja italiane nënvizon se për momentin të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim nga Fonseka. Një Tijjani Reijnders mund të jetë gjithashtu në diskutim për të qenë titullar ndaj Udinezes, veçanërisht me Ruben LoftusÇikun i cili punoi mirë gjatë ndalesës së kombëtareve dhe tashmë mund të jetë në dispozicion për kampionatin.

Musah do të kthehet vetëm nesër nga Shtetet e Bashkuara, por do të jetë e nevojshme që vazhdimisht të përfshihet në rotacione. Në front, ashtu si Tomori, edhe Tami Abraham mund t’i thotë lamtumirë zbritjes në fushë nga minuta e parë. Noah Okafor është i etur për të zënë vendin dhe kërkon më shumë hapësirë titullari krah me Moratën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi, 20 vjet më parë bëri debutimin me Barçën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.