Kosova në krizë rezultatesh. “Dardanët” e trajneri Zhires, u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Bjellorusia me rezultatin 2-1 në duelin e zhvilluar në Hungari. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri francez i përfaqësueses së Kosovës, ndër të tjera u shpreh:
“Normalisht që e ndjejmë këtë humbje. Është e vështirë të themi arsyen e humbjes pasi duhet të analizojmë më thellë. Jemi në një moment negativ dhe na duhet kohë të dimë çfarë ndodhi. Kur jam në lojë, jam vetëm brenda lojës, nuk mendoj asgjë tjetër, të njëjtën gjë mendoj edhe tani.
Nëse nuk keni dashur të më dëgjoni, atëherë nuk është faji im. Unë kam folur. Nuk ka pasur shumë gjëra pozitive sot, por nuk është se nuk kam folur me lojtarët.
Do ia lejmë të ardhmes, të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi tentuam të realizojmë qëllimet tona, të fitonim ndeshjen. Në futboll asnjëherë nuk ke siguri se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Zhires.
PANORAMASPORT.AL