Bastian Shvajnshtajger është i bindur që Gjermania ka kapacitetin të bëjë mirë në EURO 2024, por për ta bërë një gjë të tillë, do t’i duhet që të gjejë virtytet e saj dhe ndjesinë e përkatësisë ndaj fanellës. Duke folur në një podkast të “Bild”, ish-futbollisti i Gjermanisë, bëri të qartë se kjo ishte e vetmja mënyrë që skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman, t’u kthehej rezultateve të rëndësishme pas dështimeve të njëpasnjëshme që ka përjetuar në turnetë e fundit.
”Padyshim ne nuk jemi favoritët apo ekipi kryesor në Kampionatin Europian. Por unë jam i bindur se ne do të arrijmë në gjysmëfinale nëse – më vjen keq ta them por është e vërtetë – ne gjejmë përsëri virtytet gjermane.
Të luash futboll është diçka e mirë. Skuadra jonë ka shumë lojtarë që mund ta bëjnë një gjë të tillë. Por nëse sheh më vëmendje humbjen 2-0 ndaj Austrisë, e sheh me shumë saktësi atë që na mungon.
Virtytet gjermane duhet të jenë një kërkesë themelore, e sheh këtë edhe në kombëtaret e tjera, ata thjesht nuk luajnë vetëm futboll! Sidomos katër skuadrat në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar, mund ta shihje se çfarë nënkuptonte për lojtarët që të luanin për kombin e tyre dhe për vishnin fanellën e ekipit kombëtar. Kjo është saktësisht ajo që duhet të kthejmë dhe shpresoj që Julian t’ia dalë që të kthejë pikërisht atë ndjesi në skuadër”, ishin fjalët e Shvajnshtajger, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.
PANORAMASPORT.AL