Wednesday, 27. May 2026
Sport

“Si mund të heqësh Ronaldon?”, Vidal nuk kursehet as ndaj Ten Hagut: Këta qerosët janë shumë të…

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pas sulmeve ndaj Milanit, Arturo Vidal duket se ka gjetur një tjetër “viktimë” që ta sulmojë dhe ai është trajneri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag.

vidal ten hag ronaldo

Mesfushori kilian nuk i ka kursyer kritikat për teknikun holandez pasi vendosi që të largonte Kristiano Ronaldon nga “Djajtë e Kuq”.

“Ai trajner erdhi qeros. Si mund të largosh Kristiano Ronaldon? Kështu janë këta njerëz. Kristiano ishte golashënuesi i skuadrës dhe ai e largoi. Këta qerosët janë vërtet shumë të komplikuar”, ishin fjalët e Vidal.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: