• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Si Napoli hoqi dorë nga Neymar për t’i pësuar me pragmatizëm belgut De Bruyne

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Napolit, që këtë sezon po shkëlqen me “Fab Four”-in e tij – Lobotka, Anguissa, McTominay dhe De Bruyne – mund të kishte pasur një ‘yll’ të pestë në këtë grup magjik: Neymar. Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, gjatë verës së kaluar drejtuesit e klubit blu kishin diskutuar seriozisht mundësinë për të afruar ‘yllin’ brazilian në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Presidenti, Aurelio De Laurentiis, dhe drejtori sportiv, Giovanni Manna, e kishin përfshirë këtë ide në bisedat e tyre me trajnerin Antonio Conte, i cili madje kishte menduar edhe për mënyrën se si mund ta përshtaste 33-vjeçarin në sistemin e tij taktik. Megjithatë, pas analizave të hollësishme, arsyeja mori përparësi ndaj ëndrrës.

Në atë kohë, përveç problemeve të shumta fizike që e kanë shoqëruar pas periudhës te PSG dhe Al Hilal, Neymar ishte kthyer të luante në Santos dhe nuk ishte më pjesë e planeve të Carlo Ancelotti-t në kombëtaren braziliane. Pavarësisht kësaj, emri i tij mbetet magnet për tifozët, sidomos për ata që kanë jetuar magjinë e Maradonës, edhe pse krahasimi mes të dyve është i pamundur.

Në fund, Napoli zgjodhi të ndjekë një rrugë më pragmatike: afrimi i Kevin De Bruyne-s u pa si një mundësi shumë më e qëndrueshme, si nga ana fizike, ashtu edhe teknike. Kështu, ëndrra për ta parë Neymarin me fanellën blu të Napolit mbeti vetëm një skenar i bukur që nuk u realizua.

Next Post

​Messi i thotë lamtumirë Albës: Kush do të më kthejë pasimet tani?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.