• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Si u pezulluan yjet e NBA-së?

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur dy lojtarë të NBA-së u përplasën për një lojë poker, situata përshkallëzoi aq shumë sa që të dy sollën armë zjarri në dhomën e zhveshjes, duke rezultuar në pezullimin e tyre.

Gilbert Arenas, tre herë All-Star gjatë karrierës së tij 11-vjeçare në NBA, një basketbollist i i talentuar, i njohur kryesisht për shtatë sezonet që kaloi me Washington Wizards, pasi u tërhoq në vitin 2013, Arenas është rikthyer kohët e fundit si një nga figurat më të zëshme në mediat e basketbollit, duke nisur një podcast në vitin 2023.

Në një intervistë me DJ Vlad po atë vit, Arenas foli për një incident në vitin 2009, kur ai dhe shoku i skuadrës te Wizards, Javaris Crittenton, morën pezullime të rënda.

Të dy lojtarët u përfshinë në një debat për borxhet e supozuara nga lojërat e fatit gjatë ndeshjeve poker, dhe në dhomën e zhveshjes në arenën Verizon Center të Wizards, nxorën armë zjarri ndaj njëri-tjetrit pasi situata u përshkallëzua.

“Kjo gjë ishte e vogël,” kujtoi Arenas.

“I thashë, ‘Çfarë është kjo? A është ajo arma nga Harlem Nights? Burrë, hiqe atë gjënë e vogël. Po të jap gjëra për të rritur, hiqe atë armë të vogël’”.

Duke minimizuar incidentin, Arenas këmbënguli se nuk ishte diçka e pazakontë që lojtarët të sillnin armë në ambientet e stërvitjes së ekipit dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte drejtuar armë ndaj një shoku skuadre.

“Arsyeja pse është e vështirë për botën e jashtme ta kuptojë është, ‘Armë në dhomën e zhveshjes, armë në punë,’” tha ai. “Teknikisht po, por teknikisht jo, sepse kjo është ndërtesa jonë, është ndërtesa më e sigurt për ne. Është më e sigurt se shtëpitë tona sepse ka siguri.”

Ai shtoi se shpesh lojtarët linin bizhuteritë dhe armët në dhomat e zhveshjes për të shmangur probleme gjatë udhëtimeve mes shtëpisë, arenës dhe klubeve të natës.

Në lidhje me incidentin me Crittenton, Arenas dhe shoku i tij i skuadrës u pezulluan nga komisioneri i NBA-së, David Stern, për pjesën e mbetur të sezonit 2009-10, një periudhë prej rreth katër muajsh. 

Next Post

LIVE LIGA E KAMPIONEVE/ Atalanta dhe Monako i gëzohen avantazhit, mbyllen pjesët e para (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.