Saturday, 16. May 2026
Sport

Sigal Prishtina e barazon serinë e Play-Offit, fiton dramën ndaj Trepçës, në kryeqytet

GS 23/04/2025 2 Min. Lesezeit

Dramë, rivalitet i madh, spektakël dhe paçartësi deri në sekondat e fundit. Vetëm pas vazhdimeve, Sigal Prishtina e ka barazuar serinë e Play-Offit, në gjysmëfinale ndaj Trepçës, duke triumfuar me rezultat 90:83, në ndeshjen e tretë.

Në sallën plot të Pallatit të Sporteve në Prishtinë, bardhekaltrit shfrytëzuan mbështetjen e tifozëve për ta fituar duelin e dytë gjysmëfinal dhe për ta ndalë Trepçën të arrijë fitoren e dytë, me çka i afrohej shumë kalimit në finale.

Minuti i fundit i kohës së rregullt, ishte dramatik në kryeqytet, me Prishtinën që udhëhiqte minimalisht, ndërsa shfrytëzoj gabimet në sulm të kampionit aktual për ta vendosur duelin e dytë në favor të vetin.

2,7 sekonda para fundit të ndeshjes, Trepça e barazoj rezultatin 77:77, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në pesëminutëshin shtesë Prishtina ishte më efektive me Olin Carter që shënoj pikët vendimtare për ta ndalë fitoren në shtëpi.

Carter i realizoi 23 pikë në total për Prishtinën, si më i dalluari, i ndihmuar edhe nga Jordan Davis me 20 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Mahalbashiq me 15 pikë e 9 kërcime.

Trepça kishte epërsi deri në 14 pikë por e lëshoj atë gjatë ndeshjes.

Cotton me 19 pikë, 9 kërcime e 7 asistime ishte i pandalshëm por që nuk i mjaftoj mitrovicasve.

Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të play-offit bartet në Mitrovicë dhe zhvillohet të shtunën.

Teilen: