Sigal Prishtina harron krizën, u kthehet rezultateve pozitive
Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, pas tri disfatave radhazi.
Prishtina të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 68:59.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të.
Prishtina të enjten u kualifikua edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Rahoveci 029 e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultatin 14:13. Prishtina u kthye më pas duke e fituar çerekun e dytë dhe të tretë me rezultatet 23:20 dhe 22:13. Çerekun e fundit e fitoi Rahoveci 029 me rezultatin 12:10, por në fund nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren Prishtinës.
Më efikasi te Prishtina ishte Adrio Bailey me nëntë pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime. Lojë të mirë pati edhe Khalil Dukes me 20 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.
Te Rahoveci 029 u veçua Julian Roche me 14 pikë dhe tetë kërcime.